Papa: ‘Nëna’ nuk mund të jetë emër për bomba

Papa Françesku e ka kritikuar faktin se pajisja më e madhe shpërthyese nga ushtria amerikane po etikohet si ‘nëna e të gjitha bombave’.

Bota

06/05/2017 21:40

Sipas Papës, fjala ‘nënë’ nuk duhet të shoqërohet me një armë vdekjeprurëse, transmeton lajmi.net.

Kjo bombë u hodh nga forcat ajrore amerikane ndaj luftëtarëve islamikë në lindje të Afganistanit muajin e kaluar.

Duke marrë parasysh që është një nga bombat më të mëdha ushtarake, ajo filloi të quhej si ‘nëna e të gjitha bombave’. /Lajmi.net/