Papa në Turqi, ditën e “xhumasë”

Papë Françesku ka arritur për vizitë zyrtare në Turqi, të premten (xhuma - dita kryesore e faljes së myslimanëve), ku pritet të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe me klerikun më të lartë mysliman në Turqi, Mehmet Gormez.

Bota

28/11/2014 15:09

Turqia është vend me popullatë shumicë myslimane, por në aspektin kushtetues është shtet sekular.

Gjatë vizitës së Papës, në fokus do të jetë toleranca religjioze dhe luftimi i ekstremizmit.

Vizita e kreut të Kishës Katolike po bëhet në periudhën kur grupi militant “Shteti Islamik”, në emër të “Islamit të Vërtetë”, ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri, që janë afër kufijve jugorë të Turqisë.

Papë Françesku ditë më parë ka thënë se edhe pse “është pothuajse e pamundshme” që të ketë dialog me kryengritësit e “Shtetit Islamik”, dyert për dialog nuk duhet të mbyllen.