Papa Françesku thirrje për një ndarje të ekuilibruar të përgjegjësive në Evropë

Papa Françesku u kërkoi sot vendeve evropiane, në sfondin e mosmarrëveshjeve përballë fluksit migrator për arritjen e një zgjidhjeje unanime në ndarjen në mënyrë të ekuilibruar të përgjegjësive midis tyre.

Bota

28/02/2016 15:16

 

Papa në një fjalim të mbajtur në Sheshin Shën Pjetri përshëndeti ndihmën e ofruar nga ana e Greqisë dhe vendeve të tjera në vijën e parë”, dhe vlerësoi se kjo emergjencë humanitare kishte si domosdoshmëri bashkëpunimin e të gjithë shteteve.

“Lutja ime, por gjithashtu edhe e juaja”, iu drejtua ai besimtarëve të mbledhur në shesh, për të mos anashkaluar tragjedinë e refugjatëve të cilët po i largohen vatrave të luftës dhe situatave të ngjashme çnjerëzore.