Papa Françesku i bënë thirrje BE-së për zgjidhjen e problemit të emigrantëve

Papa Françesku u kërkoi sot vendeve evropiane, në sfondin e mosmarrëveshjeve përballë fluksit të emigrantëve, për arritjen e një zgjidhjeje unanime në ndarjen në mënyrë të ekuilibruar të përgjegjësive midis tyre.

Bota

28/02/2016 23:53

Papa, në një fjalim të mbajtur në Sheshin “Shën Pjetri”, përshëndeti ndihmën e ofruar nga ana e Greqisë dhe vendeve të tjera në vijën e parë, dhe vlerësoi se kjo emergjencë humanitare kishte si domosdoshmëri bashkëpunimin e të gjithë shteteve.

“Lutja ime, por gjithashtu edhe e juaja”, iu drejtua ai besimtarëve të mbledhur në shesh, për të mos anashkaluar tragjedinë e refugjatëve të cilët po i largohen vatrave të luftës dhe situatave të ngjashme çnjerëzore./kp