Papa Françesku: Aborti për të shmangur defektet e lindjes është i ngjashëm me krimet naziste

Papa Françesku ka krahasuar abortin i cili bëhet për shmangien e defekteve të lindjes me përpjekjet naziste për të krijuar një racë të pastër, shkruan CNN.

Bota

17/06/2018 19:37

Ai ka folur për një delegacion të Shoqatës Familjare të Italisë në Romë, duke përsëritur se sipas besimit katolik romak, një familje e vërtet njerëzore përbëhet nga një grua dhe një burrë, përcjell lajmi.net.

“Kam dëgjuar se është në modë, ose e zakonshme, që  në muajt e parë të shtatzënisë të bëhen studime për të parë nëse fëmija është i shëndetshëm, oferta e parë është: le ta largojmë”, ka thënë Papa Françesko.

“E them me dhimbje. Në shekullin e fundit, bota u skandalizua për atë që bënë nazistët për të pastruar racën, sot ne bëjmë të njëjtën, por tani me doreza të bardha”, ka theksuar Papa Françesko.

Komentet për abortin nga Papa Françesku kanë ardhur pasi Argjentina votoi në favor të projektligjit i cili legalizon abortin që në fillim të 14 javëve të shtatzënisë./Lajmi.net/