Papa: Dhuna nuk është shërim për botën tonë të thyer

Papa Françesku lëshoi një apel të ri për paqe në botë, në prag të Festës së Pashkëve.

Bota

13/04/2017 13:53

“E gjitha çfarë dua është të bëj thirrje edhe më të fuqishme për paqe në botë, e cila është shkatërruar nga trafikantë, të cilët përfitojnë nga gjaku i burrave dhe grave”, tha Papa Françesku në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica.

“Dhuna nuk është kurë për botën tonë të thyer”, shtoi ai.

Pashkët, që bien të dielën, festojnë ringjalljen e Jezusit dhe janë festa më e rëndësishme e të krishterëve.