Papa apelon për të ndihmuar të krishterët në Irak

Papa Françesku iu ka bërë apel liderëve botërorë që të ndihmojnë në dhënien fund të krizës në Irak pasi militantët islamikë kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit duke detyruar mijëra familje të krishtera që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Bota

07/08/2014 18:41

Papa ka adresuar një apel urgjent prijësve botërorë që të ndërmarrin veprime për t’i dhënë fund tragjedisë humanitare që po ndodh dhe të veprojnë për të ndihmuar ata që janë të kërcënuar apo të prekur nga dhuna.

“Papa ka apeluar që personave të tillë t’iu ofrohet ndihmë, veçanërisht për nevojat urgjente të atyre që janë detyruar të largohen dhe të cilët varen nga solidariteti i të tjerëve”, thuhet në një komunikatë të Vatikanit.