PAOK-u do të dënohet nga UEFA, shikoni çfarë kanë bërë tifozët në ndeshjen ndaj Chelseat

Sfida e djeshme mes Paok-ut të Selanikut dhe Chelseas është mbyllur në favor të londinezëve me rezultat 0-1. 

Sport

21/09/2018 19:45

Por në këtë ndeshje ka plasur edhe një incident te tifozeria ultrase e Paokut.

Bëhet fjalë për një banderolë që shprehte mesazhe politike kundër Maqedonisë.

“Maqedonia është një dhe e vetme dhe është këtu”, thuhet në banderolën gjigande të klubit grek teksa shprehin qartë se kërkojnë aneksimin e këtij shteti.

Kjo gjë pritet ti kushtojë shumë tifozerisë së Paokut pasi, UEFA i dënon ashpër mesazhet politike nga tifozëria apo nga futbollistët.