Panucci zbulon se çfarë i bëri Xhakës për ta rikthyer në Kombëtaren shqiptare

Christian Panucci ka folur për Taulant Xhakën në konferencën e sotme për media.

Sport

10/10/2017 13:08

Taulant Xhaka u “internua” nga Gianni De Biasi, e marrëdhëniet e tij me këtë fundit arritën në atë pikë sa askush nuk e donte më bashkëpunimin me njëri-tjetrin, por me Christian Pannucin, lojtari i Baselit duket se ka një marrëdhënie tjetër.

Pasi e la jashtë grumbullimit kundër Maqedonisë, Pannuci e grumbulloi kundër Spanjës dhe Italisë, për ta parë në fushë. Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur të martën paradite, Panucci vlerësoi pozitivisht  Xhakën, pavarësisht se ia kishin përshkruar si një personazh jo të mirë, shkruan “Top Channel”.

“Edhe këtu më thanë për Xhakën, por është profesionist serioz. Me Xhakën jemi mbyllur në të njëjtën dhomë. Jemi parë sy më sy dhe u binda që ai nuk më tradhton, nëse e bën mbetet jashtë. Të gjithë më thoshin “Jo, ka një kokë”. Më erdhi keq që nuk e futa kundër Italisë, por para se të vendos për lojtarët do të më duhet t’i njoh”, u shpreh Pannuci, teksa e paralelizoi me rastin Manaj të cilin e vlerësoi për gjuajtjet, por që theksoi se i duhet parë edhe “koka”.