Panucci zbulon planin e tij për kualifikimet në EURO 2020

Christian Panucci është deklaruar për shortin në kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Sport

03/12/2018 10:12

Selektori i Shqipërisë, Christian Panucci, ka thënë se ata do të bëjnë një gjë të jashtëzakonshme.

“Për ne, do të jetë e vështirë të përballemi me kombëtaren franceze, kampione e botës”, tha fillimisht trajneri italian, përcjell “lajmi.net”.

“Franca është favorite e grupit, ne do të përpiqemi të fitojmë kundër Turqisë dhe Islandës për vendin e dytë.

“Do të jetë e vështirë, por do të përpiqemi të bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe ta mbyllim të dytët.

“Jam i lumtur të takoj Didier Deschamps (ish-trajnerin e tij te Monaco), ai ka bërë një punë të shkëlqyer me Francën. Didier është një trajner i nivelit të lartë”, ka shtuar më tej Panucci. /Lajmi.net/