Panucci te Roma, Duka bën deklaratë befasuese

Mediat në Itali po raportojnë se Christian Panucci mund të transferohet te Roma.

Merkato

25/12/2018 10:42

Roma është në kërkim të një trajneri të ri, pasi kanë humbur besimin në Di Francescon.

Skuadra italiane po tenton ta transferoj trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, ndërsa Armando Duka është deklaruar rreth këtyre raportimeve.

“Nuk e kam lexuar. Mund të jetë ndonjë “lajm i rremë”, mund të jetë e vërtetë ndonjë telefonatë”, tha fillimisht kreu i FSHF-së në Vision Plus, shkruan “lajmi.net”.

“Por besoj se nuk ndodh që një trajner profesionist si Panucci që të bëjë biseda të tjera në një kohë që është trajner i Shqipërisë.

“Nuk mund të them koment. Mund t’ju them bindje timen që Panucci dhe të gjithë ata që janë profesionist, të bëjnë negociata për kontrata ndërkohë që janë nën kontratë. Nga mua mund të jetë i pakënaqur, por ka një kontratë që duhet ta respektojë.

“Megjithatë, nëse ka një propozim për një karrierë shumë të mirë të Panuccit, mund të vijë dhe ne do ta diskutojmë. Por nuk ka ndonjë të vërtetë. Nuk besoj se do të largohet.”, ka shtuar më tej Duka. /Lajmi.net/