Panucci nuk flet me yllin e Kombëtares së Shqipërisë

Christian Panucci është në probleme të mëdha.

Sport

18/11/2018 17:24

Jo vetëm që po i mungojnë rezultatet e mira, por ai nuk ka raporte të mira as me lojtarët.

Trajneri italian pritet shumë shpejtë të shkarkohet nga Federata e Futbollit të Shqipërisë, pasi kanë harruar shijen e fitores.

Ansi Agolli ka zbuluar pas ndeshjes ndaj Skocisë se ai nuk flet me Panuccin dhe sipas tij ajo sjellje nuk është normale.

“Kam kontakt me të gjithë lojtarët, jo vetëm në kombëtare, por edhe kur jemi në ekipet tona”, ka thënë fillimisht Agolli, përcjell “lajmi.net”.

“Kontakt me trajnerin nuk kam, tashmë kjo është e ditur.

“Në grumbullimin e fundit unë kam treguar anën time profesionale, pa dashur të bëjë ndonjë veprim tjetër, por që sjellja e trajnerit nuk është normale.

“Është problemi i tij, ai mund të sillet si të dëshiron, por kështu ka ndodhur me mua”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/