Panucci: Nëse do ndodhte kjo gjë, do të largohesha nga Shqipëria

Christian Panucci është deklaruar pas fitores ndaj Uellsit.

Sport

21/11/2018 10:49

Shqipëria e mposhti Uellsin me rezultat, 1:0 në ‘Elbasan Arena’ në kuadër të miqësoreve.

Panucci ka thënë se ai do të qëndroj te Shqipëria, pasi e ka mbështetjen e lojtarëve.

“Do të vazhdojmë përgatitjet për Kampionatin Evropian, pasi kjo është më e rëndësishmja tani për ne”, ka thënë trajneri italian pas ndeshjes me Uellsin, raporton “lajmi.net”.

“Unë e di që kam përkrahjen e djemve, ata më qëndrojnë pas.

“Nëse nuk do të kisha mbështetjen e tyre, atëherë do të largohesha menjëherë”, ka shtuar më tej Panucci. /Lajmi.net/