Panucci: Ndaj Italisë luajmë deri në vdekje për rezultat pozitiv

.

Sport

06/10/2017 23:18

Christian Panucci është deklaruar i lumtur me mënyrën se si luajti skuadra e tij në humbjen 3:0 nga Spanja.

Shqipëria pësoi humbje 3:0 në udhëtim nga Spanja në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë kualifikuese për Kampionatin Botëror.

“Jam i lumtur për mënyrën se si luajti skuadra sot. Nuk u tërhoq për asnjë minutë dhe gjithsesi ruajti vazhdimësinë.

“Tani duhet të mendojmë për Italinë dhe ju sigurojmë se do të luajmë deri në vdekje për të marrë një rezultat pozitiv”, tha trajneri për “Supersport” pas ndeshjes./Lajmi.net/