Panucci me vendim të madh për Kombëtaren shqiptare

Më 2 shtator, kuqezinjtë do të presin Lihtenshtejnin në Elbasan Arena dhe tre ditë më vonë përballen me Maqedoninë në Strumicë.

Sport

15/08/2017 13:24

Grumbullimi bëhet katër ditë para ndeshjes së parë të vlefshme për eliminatoret e Botërorit ‘Rusia 2018’. Më 2 shtator, kuqezinjtë do të presin Lihtenshtejnin në Elbasan Arena dhe tre ditë më vonë përballen me Maqedoninë në Strumicë.

Këto dy takime do të shërbejnë më shumë për trajnerin e ri që të njihet me skuadrën, të testojë skemat dhe lojtarët sesa për kualifikimin, pasi objektiv i kuqezinjve mbetet kualifikimi në “Euro 2020”.

Shqipëria ndodhet në grupin G të eliminatoreve për ‘Rusia 2018’, ku pozicionohet e treta në tabelë me 9 pikë, po aq sa Izraeli, ndërkohë që grupi kryesohet nga Italia dhe Spanja me nga 16 pikë.