Panucci me një lajm të rëndësishëm për Kombëtaren

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panuci, ka dalë sot në një konferencë për shtyp.

Sport

23/11/2017 14:21

Ai tha se do të grumbullojë 2-3 lojtarë të rinj në miqësoren e marsit, ndërkohë që është duke ndjekur 5-6 të tillë.

“Do grumbullohemi në mars për një miqësore ku do marrim dy tre lojtarë që duam t’i shohim për kombëtaren”, ka deklaruar Panucci.

Kemi 6 muaj kohë për të formuar grupin që do të provojë të arrijë Europianin. Jam duke vëzhguar 5-6, por nuk them emra sepse janë lojtarë të rinj dhe më mirë mos të them emra. Gjithashtu ndryshe kur i shikon nga afër dhe ndryshe në video”, ka shtuar ai.