Panucci me dy super-përforcime para ndeshjeve me Spanjën dhe Italinë

Mungesat e shumta dhe forma jo e mirë e disa futbollistëve ka bërë që Kristian Panuçi, trajneri i Shqipërisë, gjatë kësaj kohe, të vëzhgojë shumë futbollistë për të sjellë në kombëtaren kuqezi.

Sport

25/09/2017 09:26

Mes tyre, sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë, do të grumbullojë Emanuele Ndojn, që aktivizohet me Breshian në Serinë B, por i rëndësishëm do të jetë edhe rikthimi i Taulant Xhakës në kombëtare, pas episodit aspak të mirë  të ndodhur kohë më parë, kur nuk u takua me trajnerin që kishte udhëtuar deri në Zvicër.

Sakaq, nuk pritet ndonjë prurje surprizë nga Kategoria Superiore, edhe pse emri i Lilajt është ai që është më shumë në fokus.

Sakaq, Andi Lila është dëmtuar ditën e djeshme në sfidën ndaj PAOK dhe sot do t’i nënshtrohet kontrolleve…