Panucci: Kjo që na bëri Kosova, nuk na bëri as Spanja e as Italia

“Ne nuk kemi bërë asgjë sonte. Unë jam përgjegjës për këtë humbje, unë jam fajtor. Sot të gjitha kritikat e botës janë të drejta”, deklaroi Panucci.

Sport

29/05/2018 22:49

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Cristian Panucci, u shpreh shumë i zhgënjyer pas humbjes nga Kosova.

Ai deklaroi se merr përgjegjësitë për këtë disfatë të thellë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ne nuk kemi bërë asgjë sonte. Unë jam përgjegjës për këtë humbje, unë jam fajtor. Sot të gjitha kritikat e botës janë të drejta”, deklaroi Panucci.

“Jemi të qetë, por të preokupuar. Sot kemi vuajtur më shumë se ndaj Italisë apo Spanjës”.

“Menova që të mos karikoj shumë ekipin, mendova që ndaj Kosovës s’ishte e domosdoshme ta bëj një gjë të tillë, por gabova”, shtoi ai. /Lajmi.net/