Panucci ka një mesazh direkt për Cikalleshin

Christian Panucci ka sqaruar sot në një konferencë për shtyp përjashtimin e Sokol Cikalleshit nga ekipi për shkak të mosardhjes në kohë në grumbullim.

Sport

07/09/2017 12:43

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka sqaruar sot në një konferencë për shtyp përjashtimin e Sokol Cikalleshit nga ekipi për shkak të mosardhjes në kohë në grumbullim.

“Basha luajti të hënën në darkë, kishte kampionat. Duhet respekti, ekziston email-i për kontratat, ekizstojnë menaxherët që ta sjellin kontratën. Avioni është në 8 të mëngjesit, më telefonon në 9 dhe kjo është mungesë respekti. Nuk dua të dal për budalla, se lojtarët janë mirë.

Nëse avioni është në 8 dhe në 9 duhet të firmosë kontratën, ai duhet të vijë, menaxheri të vijë në Tiranë për të firmosur, sepse kombëtarja është kombëtarja. Avioni nuk është justifikim, nëse nuk e di se lojtari mund të firmosë me email, apo vjen menaxheri këtu, kjo është çështje tjetër.”

Pse Abrashi dhe Kukeli nuk mund të vinin në orën 1?

“Ata vinin në orën 3, nuk është se mund të fluturojnë, nëse është për të ardhur në 1, në 1 duhet të jenë këtu, do ngrihen edhe në 5 të mëngjesit. Nëse më telefonon dhe më thua: ‘Mister kam djalin të sëmurë dhe kam problem, dua të shkoj në spital, mund të vijë edhe të mërkurën, se fëmijët e familja janë para të gjithave, por nëse kontratat janë nëpërmjet email-it, menaxheri merr përqindje, të vijë në Tiranë se është kombëtarja, jo tregu, duhet të vish.

Për Cikalleshin si për të gjithë, nuk dua të bëj polemika. Po flas për normalitetin. Nëse në Spanjë Kosta thotë do vij nesër, po hajde nesëer. Nëse ndodh me Shqipërinë, shkon në nivelin zero.”

A ndjetë se nuk shkonte diçka me kombëtaren?

“Janë gjëra që ndodhin në familje, një fëmijë në 8 një në 10, është normaliteti. Në 1 është grumbullimi, duhet të jesh, nëse ke problem, të jap unë dorë, duhet të vijë, të firmosë këtu, festonim në darkë, por duhet të vijë në kombëtare.”