Panucci flet pas fitores së parë me Shqipërinë

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci ka pranuar pas ndeshjes se Shqipëria kishte pasur vështirësi në ndeshjen e tij të parë në drejtim.

Sport

02/09/2017 20:06

“Lojtarët u treguan seriozë dhe të përqendruar. Ne nuk e patëm të lehtë, sepse vuajtëm ta gjenim golin dhe kjo na tensionoi disi. Megjithatë, skuadra u tregua e zonja dhe jam i kënaqur për rezultatin. Morëm atë që deshëm. Unë kam dëshirë që skuadra të luajë mirë futboll dhe nuk më pëlqen loja me topa të gjatë.

Nuk kam dëshirë të luaj në atë formë. Kundër Maqedonisë do të ndryshojë diçka. Të shohim se çfarë do të ndryshojmë, por tani duhet të shijojmë këtë fitore”, tha trajneri menjëherë pas ndeshjes në RTSH.