Panucci e komenton humbjen e Shqipërisë

Christian Panucci u shfaq mjaft i qetë në përfundim të takimit miqësor me Norvegjinë, teksa evidentoi se ishte pikërisht gjendja e keqe fizike e kuqezinjve, ajo që ndikoi në mbarëvajtjen e takimit.

Sport

26/03/2018 23:49

U duk sikur u gabua gjithçka në fushë, madje ndryshuat 3 herë modulin në fushë…

Panucci: E ndërruam 2 herë, por herën e dytë për t’u bërë më të rrezikshëm. Gjithsesi, kemi bërë shumë pak për të fituar ndeshjen.

Patët dëshirë të fitonit, por skuadra nuk u përgjigj në fushë…

Panucci: Besoj se në këtë moment shumë lojtarë nuk janë mirë fizikisht dhe kjo u pa. Norvegjia bëri diferencë vetëm në aspektin fizik, pasi na dominoi.

E nisët me 4-1-4-1 dhe pastaj hoqët një mesfushor, për të kaluar në 4-4-2. Pse kjo lëvizje?

Panucci: E kemi nisur me 4-3-3 dhe në pjesën e dytë me 4-3-1-2, ndaj nuk e di çfarë ndeshjeje keni parë. Ky ishte ndryshimi i vetëm taktik.

Asnjë gjuajtje në portë dhe dalja e parë e rrezikshme, në minutën e 43-të. Çfarë ndjesie ju dha kjo ndeshje?

Panucci: Kemi krijuar shumë pak, sepse lojtarët nuk ishin mirë fizikisht, ndërsa dy prej tyre ishin debutues dhe nuk ia dolën. Morëm disa indikacione në këtë takim, qofshin pozitive apo negative.

Pse merrni lojtarët që nuk kanë minutat e duhura dhe jo ata që janë më në formë?

Panucci: Nuk është se kemi 200 lojtarë për të përzgjedhur. Gjithsesi kërkoj t’i mbështes dhe t’i ndihmoj. Gjithsesi, nëse do të ishim në formën e duhur, do të flisnim për një tjetër ndeshje.

Çfarë përfituat nga kjo ndeshje?

Panucci: Vura re që Ramadani bëri një ndeshje mjaft të mirë dhe Bare ka autoritet për të luajtur. Kuptova se jemi shumë të brishtë në mbrojtje, pasi Mavraj dhe Ajeti po luajnë shumë pak. Edhe minutat e pakta të Sadikut, ndikojnë në formën e tij.

Qaka dhe Xhaka nuk ia dolën të marrin topin mes mbrojtjes dhe mesfushës, por nuk ia dolën…

Panucci: Jo, duhej ta merrte Ramadani dhe jo këta të dy. Gjithsesi, edhe ky nuk ia doli ta bëjë si duhet shpërndarjen e lojës në krah. /SuperSport/