Panucci deklarohet pas barazimit me Jordaninë – Lajmi.net
Panucci deklarohet pas barazimit me Jordaninë
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KombeveSport 22:55, 10 October 2018
Trajneri Christian Panucci foli për mikrofonin e “RTSH” pas ndeshjes, ku u shpreh:

E dominuam takimin, por loja nuk ishte brilante…

Kemi pasur 5-6 raste për të shënuar. Kur gjendesh përballë skuadrës që mbrohet. U rreshtuan 10 lojtarë për të mbrojtur. Ramë në konfuzionin e skuadrës që mbroheshe. Gjithsesi, e merituam fitoren.

Eksperimentet…

Katër ditë për tu rikuperuar shkojnë mirë. U kushtëzuam pak edhe nga dëmtimet, si Mihaj e Ramadani, por as Gjimshiti nuk mendohej të luante 90 minuta. Gjithsesi, kemi disa ditë kohë për tu rikuperuar.

Pse nuk luajti Hysaj? E keni mbajtur fjalimin me lojtarët, cila ka qenë përgjigjja?

Preferuam më shumë që të punonte. Vjen nga një muaj shumë i ngarkuar ashtu si dhe Basha me Memushajn. Ka pasur ngarkesë të madhe. Vendosa të mos luaj për këtë arsye. Për sot nuk mund t’iu them asgjë për lojtarët. Kanë qenë serioz, dhanë gjithçka. Më vjen keq që nuk shënuam edhe pse krijuam shumë.

Përdorët 2 skema, cila u pëlqeu më shumë?

Me mbrojtjen me 3, ishim më pak të sforcuar. Por dëmtimet në kushtëzuan dhe ndryshuam skemën në pjesën e dytë. Kur luajmë me katër, jemi më të familjarizuar dhe bëmë shumë mirë.

Për sulmin…

Uzuni bëri ndeshje shumë të mirë, ka kualitete të mëdha. Edhe Grezda bëri shumë mirë. Kishim raste, çka është pozitive. Paraqitja e sotme na bën optimistë për ndeshjen në Izrael.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO