Pantinës nuk i duket gabim i madh deklarimi i kandidatit të VV-së për zhdukjen e Izraelit

Për kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Rahovecit, Visar Korenicen ka folur edhe deputetja e të njëjtës parti, Shqipe Pantina. Ajo e ka konsideruar si një gabim të Korenicës deklaratat për shfarosjen e popullit të Izraelit.

Lajme

18/09/2017 15:51

Pantina ka shkruar se nuk e njeh kandidatin e VV’së në Rahovec, e as nuk pajtohet me deklaratat e tilla, por publikimi i shkrimeve të tilla, sipas deputetes, po bëhet me qellim të gjetjes së  gabimeve për kanididatët e Vetëvendosjes.

Deklaratat e Korenicës bashkëpartiakja e tij i quan si gabime njerëzore, ndërsa dëshirën për të shfarosur një popull si gabim nga çka nuk po pësojnë qytetarët.

Ky është postimi i Pantinës:

“Une nuk e njoh kandidatin tone per kryetar komune ne Rahovec, asnjehere se kam takuar dhe pak kam degjuar per te, edhe ato pak fjale kane qene te mira per te. Nuk e di as kur i ka bere ato deklarime rreth Izraelit me te cilat natyrisht qe nuk pajtohem. Por qe kundershtaret politike, e SHIK ne veqanti kane filluar te germoj edhe ne femijerine e kandidateve tone per te gjetur cfardo gabimi ne jete qe ata kane bere, anipse ska fare te beje me poziten e tyre te tanishme, nuk mund te mohohet. Ne jete te gjithe bejne gabime, edhe ne kemi gabuar dhe me siguri do gabojme serish. Po hajde te vlesojme e para kush peson nga keto gabime dhe “gabime”, dhe e dyta per sa prej tyre vuajn vet qytetaret.

Me qe ra fjala 5 persona vdiqen se fundi ne QKUK, per shkak se dikush ka gabuar gjate trajtimit te tyre, e pasojat kush po i vuan?|