“Pantera e Zezë” shtyn “Mbretëreshën e Akullit” – Lajmi.net
“Pantera e Zezë” shtyn “Mbretëreshën e Akullit”
Autori: Lajmi.net Kulturë/Arte 19:13, 5 April 2018
Filmi "Black Panther" arrin të hyjë në listën e dhjetë filmave më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Krahas "Star Wars" dhe "Avatar" ai është që tani një nga filmat më të frekuentuar në kinema.

Mbas një fundjave tjetër të suksesshme në arkat e kinemasë tani u bë zyrtarisht. Me të ardhura prej gjithsej 1,04 miliardë eurosh (1,28 miliardë dollarësh) filmi “Black Panther” (shqip: Pantera e Zezë, 2018) e shtyu përfundimisht filmin e Disney-t “Frozen” (shqip: Mbretëresha e Akullit, 2013) nga lista e dhjetëshes së filmave më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Filmi me superheronj i regjisorit Ryan Coogler është xhiruar me aktorë thuajse të gjithë me ngjyrë dhe sapo doli u bë hit kinemaje. Pas premierës, më 16 shkurt 2018, ai mbeti për pesë javë radhazi filmi më i frekuentuar në kinematë amerikane.

Mirëseerdhët në Wakanda

Në qendër të filmit është T’Challa, një personazh i një libri vizatimor, që në film interpretohet nga Chadwick Boseman.  T’Challa është sundimtari i vendit afrikan Wakanda. Megjithëse konsdierohet si një vend i botës së tretë, Wakanda në të vërtetë është vendi i pasur dhe me përparim të mahnitshëm teknologjik – falë lëndës së parë, Vibranium, që vetëm aty gjendet. Por kjo gjë mbahet në fshehtësi të madhe.

Filmstill Black Panther (imago/ZUMAPRESS/Marvel Studios)

Mbas vdekjes së të jatit, T’Challa – i quajtur ndryshe edhe “Pantera e zezë” – kthehet në vendin e tij dhe hipën në fron. Por dikush e vë në pikëpyetje pushtetin e tij dhe kërcënon se do t’i tregojë gjithë botës të vërtetën mbi Wakanda-n. Sipas tij, afrikanët në të gjithë botën duhet të përfitojnë nga përparimi teknologjik dhe pasuria e Wakandas.

Krahas Boseman-it, në film luajnë edhe Michael B. Jordan dhe Lupita Nyong’o. Filmi e bëri kësisoj zhanrin e ashtuquajtur “afrofuturizëm” pjesë të mainstream-it në kinematografi.  Në “Black Panther” trajtohet edhe historia e kolonializmit, por edhe një realitet futurist alternativ.

Nën regjinë e Ryan Coogler-it, “Black Panther” është prodhuar si filmi i 18-të Marvel Cinematic Universe. Në filimin e ardhshëm  “Avengers: Infinity War”, i cili do të shfaqet në kinematë amerikane që nga data 27 prill 2018, Pantera e Zezë do të bashkohet me Kapiten Amerika dhe personazhet e tjera të Marvel-it. Edhe ky film ka gjasa të bëhet një sukses botëror./DW

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO