“Panorama Sport” publikon mesazhet e Kaçes me gazetarin

"Panorama Sport" ka publikuar fakte të reja të përplasjes mes Ergys Kaçes dhe selektorit të Shqipërisë, Gianni de Biasi.

Sport

12/10/2016 09:02

Gazeta “Panorama Sport” publikoi lajmin rreth vendimit të mesfushorit Ergys Kaçe për t’u larguar nga përfaqësuesja shqiptare e futbollit pas mosaktivizimit nga trajneri De Biasi, duke ruajtur të drejtën e mospublikimit të burimit të këtij lajmi.

Duke parë reagimet gjatë ditës së djeshme si dhe dëshirën e theksuar të FSHF-së për të përgënjeshtruar gjithçka ka ndodhur në realitet, qoftë edhe nëpërmjet një interviste të sforcuar të lojtarit, në versionin print të gazetës “Panorama Sport” të ditës së sotme do të gjeni dëshmi të reja mbi të cilat është bazuar artikulli në fjalë.

Publiku do të ketë mundësinë të lexojë të zbardhur tekstet e plota të mesazheve të futbollistit drejtuar gazetarit të “Panorama Sport” rreth kësaj çështje, për të kuptuar se artikulli ishte i bazuar mbi diçka të vërtetë të konfirmuar nga vetë lojtari e kurrsesi një trillim mediatik.

“Panorama Sport” fton zyrën për shtyp të FSHF-së të intervistojë nesër personat përgjegjës pranë gazetës për t’i ofruar në këtë mënyrë tifozerisë shqiptare të vërtetën që meriton të dijë, ashtu siç është, pa shtrembërime.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.