Panik në Vlorë, shpërthen makina para Gjykatës

Një makinë ka marrë flakë sot në qytetin e Vlorës

Lajme

23/09/2017 12:01

.

Nga raportimet e para mësohet se kjo gjë ndodhi në hyrje të Gjykatës së Shkallës së Parë duke shkatuar panik.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit kur automjeti tip “Fiat Panda”, me targa të huaja, ka qenë duke lëvizur në afërsi të gjykatës.

Për një moment, makina është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga makina menjëherë ndërkohë që është njoftuar zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, por automjeti është dëmtuar gati totalisht në pjesën e përparme, shkruan BW.

Për shkak të dyshimit për një ngjarje të qëllimshme për shkak se automjeti ka qene me targa të huaja dhe ka ndodhur në një kohë që kishte automjete me perona të arrestuar që merrnin masën e arrestit, shoferi është marrë në pyetje ku ka deklaruar se kishte ndodhur një qark elektrik.

Pas marrjes në pyetje pronari është lënë i lirë./albeu.com