Panik në Leverkusen, futbollisti i njohur humbet ndjenjat dhe transferohet me urgjencë në spital! – Lajmi.net
Panik në Leverkusen, futbollisti i njohur humbet ndjenjat dhe transferohet me urgjencë në spital!
Autori: Lajmi.net BundesligaSport 12:18, 25 July 2018
Karim Bellarabi ka pësuar një kolaps për shkak të lodhjes dhe temperaturave të larta duke trembur jo pak shokët e skuadrës dhe stafin teknik të Aspirinave.

Frikë te Bayer Leverkusen për jetën e sulmuesit anësor Karim Bellarabi.

Futbollisti i cili numëron edhe disa paraqitje me përfaqësuesen gjermane dhe deri para pak vitesh cilësohej si një talent i madh në shtetin teuton në miqësoren e të martës ndaj modestëve të Wuppertaler, është rrëzuar pa ndjenja në pankinën e Levekursenit.

Bellarabi ka pësuar një kolaps për shkak të lodhjes dhe temperaturave të larta duke trembur jo pak shokët e skuadrës dhe stafin teknik të Aspirinave.

Fatmirësisht stafi mjekësor i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë dhe më pas ai u dërgua në spital për të marrë mjekim më të specializuar, transmeton “SS”.

Pas ndeshjes, drejtori i Bayer Leverkusen, Rudi Völler, deklaroi se Bellarabi është në një gjendje të qëndrueshme: “Ai është i ndërgjegjshëm, shpresojmë që të mos ketë asgjë shqetësuese”. Shkak për këtë incident që krijoi jo pak panik tek futbollistët dhe stafet teknike të dy skuadrave ishin temperaturat e larta që i shkaktuan lojtarit marrje mendsh.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO