Panik në Elbasan, përfshihet nga flakët rafineria e naftës

Një zjarr i madh ka përfshirë një rafineri nafte në qytetin e Elbasanit.

Lajme

13/05/2018 20:24

Tymi ka pushtuar gjithë qytetin, ndërsa njerëzit janë alarmuar në lidhje me zjarrin.

Tre makina të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa është hasur në vështirësi.

Janë ende të paqarta shkaqet e zjarrit në këtë biznes.

Rafineria e naftës është një nga ndotësit më të mëdhenj të Elbasanit, ndërsa është vënë edhe nën hetim.