Panik në Bor: Në veturë u gjet diçka që tronditi të gjithë qytetin (Foto)

Rreth tri orë ka zgjatur “operacioni” për nxjerrjen e gjarprit nga një veturë, që ishte parkuar pranë një agjensioni që gjendet jo shumë larg kopshtit të fëmijëve “Bambi” në shëtitoren kryesore të qytetit të Borit në Serbi.

Lajme

10/06/2015 17:10

Gjarprin nën veturë sipas medieve serbe e kishin vërejtur së pari qytetarët të cilët menjëherë i telefonuan policisë, transmeton lajmi.net.

Por në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe përfaqësuesit e kopshtit zoologjik të Borit dhe anëtarët e njësisë së shpëtimit të Serbisë, të cilët me një grep joshën gjarprin të dal nga vetura.

Gjarpri/Foto ilustruese
Gjarpri/Foto ilustruese

Sipas medieve lokale gjarpri ishte munduar të futet në bagazh të veturës, por pas më shumë se tri orë kërkimi përmes një grepi është nxjerrë nga vetura.