Panelistja e Fox News i quan aktorë fëmijët emigrantë që dëgjoheshin duke qarë

Derisa në Fox News po komentohej çështja e politikës së emigracionit dhe tolerancës zero që Administrata Trump ka shfaqur ndaj tyre, diçka e padëgjuar ndonjëherë po mer dhenë në mediat sociale.

Bota

19/06/2018 19:54

Është Ann Coulter, paneliste e një edicioni debati, ajo e cila i ka quajtur aktorë fëmijët emigrantë të cilët po qanin pasi vendimi i administratës së presidentit amerikan çoi në ndarjen nga prindërit e tyre të dy mijë fëmijëve.

”Këta aktorë fëmijë po qajnë e po qajnë gjatë gjithë kohës 24 orë në javë, mos bie pre e tyre zotri President”, dëgjohet të thotë ajo në komentimin e saj.

Pas këtyre deklarimeve komentatorja Coulter është pritur me shumë zemërim nga përdoruesit e rrjeteve sociale madje duke e quajtur të keqe  dhe të pashpirtë, njofton Klan Kosova.