Pandev investon në qytetin e lindjes 4.8 milionë euro, ja çfarë ka bërë (FOTO)

Një futbollist i madh, një shembull për më të rinjtë, por sidomos një promovues i futbollit dhe për të rritur breza të tërë.

Sport

06/09/2017 23:59

Goran Pandev mund të jetë i urryer për shqiptarët, si kundërshtar në fushë, por meriton respekt, të paktën për atë që ka bërë për vendlindjen e tij.

Në Strumica, së shpejti, do të përurohet ky “diamant”, një Akademi Futbolli, kompleks i gjerë me pishinë të brendshme, fusha futbolli, strukturë gjigante dhe kolegj, por edhe sauna e palestra.

Kompleksi4

Jemi në Strumica, aty ku vetë sulmuesi i Genoas, ka qenë i pranishëm dhe ka ndjekur punimet që po vazhdojnë prej vitesh.

Kompleksi3

Ndërkohë, ka kushtuar, sipas medieve maqedonase, plot 4,8 milionë euro.

Kompleksi2

Kujtojmë që Pandev ka edhe një skuadër futbolli, Akademia Pandev, që pikërisht do të stërvitet aty.

Kompleksi1