Pandev e tepron me deklaratën kundër Shqipërisë

Goran Pandev ka qenë direkt në deklaratën e tij pas barazimit me Shqipërinë.

Sport

06/09/2017 12:21

Ylli i Maqedonisë, Goran Pandevdeklaroi pas ndeshjes se Shqipëria kishte marrë më shumë se sa meritonte në ndeshjen e sotme.

“Jam i zhgënjyer –deklaroi ai për “Panorama Sport” – E dinim që me Shqipërinë do të ishte një ndeshje e vështirë sepse ka lojtarë që luajnë në nivele të larta, por sot nuk treguan pothuajse asgjë. Më vjen keq, sepse në Shqipëri na mundën në minutat e fundit, ndërsa këtu patën sërish fat. Gjithsesi jam i kënaqur për lojën që zhvilluam dhe personalitetin që shfaqëm”, deklaroi ai.

Goran mbrëmë ishte i eklipsuar nga mbrojtësit shqiptar ku e vetmja gjë me të cilën ai përpiqej të dukej ishin goditjet standarte nga distanca.