Pandeli Majko uron kosovarët, kërkon që të kujtohet e kaluara

Ish kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko ka uruar kosovarët me rastin e tetë vjetorit të festës së Pavarësisë.

Lajme

17/02/2016 09:30

Ai me këtë rast ka kërkuar nga ta, që të kthejnë kokën nga errësira nga e cila ky popull ka ardhë dhe në këtë mënyrë të kuptojnë më mirë të tashmen, transmeton lajmi.net.

Po ashtu ai ka uruar për këtë festë të gjithë ata që sipas tij janë mbi e nën tokën e Kosovës./lajmi.net.

Ky është shkrimi i tij në Facebook:

Gëzuar Kosovë ditën e Pavarësisë! Ditë e bukur për tu kujtuar. Ditë e vështirë, sot, për tu festuar. Ktheni kokën nga errësira nga e cila erdhët për të kuptuar më mirë të tashmen.

Gëzuar nga zemra të gjithë Jasharëve, ata që janë mbi e nën tokën e Kosovës. Gëzuar Lladrovcëve dhe Haradinajve. Gëzuar Hashim. Gëzuar Albin. Gëzuar Ibrahim Rugova. Gëzuar Rexhep Qosja. Gëzuar Kryeministër. Gëzuar Presidente.
Gëzuar Piro, nipi im prishtinas.
Ju përshendes e ju përqafoj nga Tirana. Festoni, protestoni, kujtoni dhe ëndëroni, për më shumë… 17 shkurt 2016.