Pandeli Majko: Po kthehet rendi i pasigurisë ndërkombëtare

Deputeti shqiptar Pandeli Majko ka shprehur keqardhje që Rusia po ecën mbi precedentët evropiane të nazizmit gjerman të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Për më keq, sipas Pandeli Majkos, ky hap e kthen rendin e pasigurisë ndërkombëtare.

Bota

01/03/2014 17:04

Ish Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka komentuar vendimin e Rusisë për përdorimin e trupave ushtarake ruse brenda territorit të Ukrainës.

Majko, i cili tani është Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ka shprehur keqardhje që Rusia po ecën mbi precedentët evropiane të nazizmit gjerman të kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Për më keq, sipas Pandeli Majkos, ky hap e kthen rendin e pasigurisë ndërkombëtare.

“Keqardhje nga vendimi i Rusisë për pushtimin e Krimesë, pjesë e sovranitetit të Shtetit të Ukrainës”.

“Shteti që në Luftën e Dytë Botërore luftoi aq shumë kundër nazifashizmit, po ecën mbi precedentët europiane të nazizmit gjerman”.

“Kombi i letërsisë dhe artit po rikthen kulturën e hegjemonisë së forcës. Ky akt do të rikthejë rendin e pasigurisë ndërkombëtare në një kohë që bota po shkonte në një drejtim tjetër”, ka shkruar Deputeti i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Pandeli Majko në profilin e tij në Facebook.