Panda më e vjetër në botë trajtohet si mbretëreshë në ditëlindjen e saj

Panda më e vjetër në botë ka festuar ditëlindjen e saj të 35’të së bashku me shumë njerëz të pranishëm.

Fun

29/11/2015 11:46

Fotografitë e realizuara shfaqin pandën e quajtur Basi duke ngrënë tortë në Fuzhou, Kinë, përderisa shënoi 35 vjetorin e lindjes.

Panda është 140 vjet e vjetër, duke u llogaritur në moshën njerëzore, dhe është panda e dytë që ka jetuar më së shumti në botë, transmeton lajmi.net.

Më shumë se 300 njerëz erdhën për t’ia uruar asaj ditëlindjen dhe për t’i sjellë dhurata asaj, duke përfshirë lodra dhe ngjyra.

Ajo i mahniti fansat me disa trika të ndryshme, si duke vozitur biçikletën, duke luajtur me top dhe duke ngritur pesha. (lajmi.net)

2EE06A5F00000578-0-A_handler_gives_a_birthday_cake_to_Basi_the_giant_panda_right_du-m-95_1448761791888 2EDED39800000578-0-image-a-90_14487616124572EDF761C00000578-0-image-a-96_14487618286232EE0696E00000578-0-image-m-100_1448761951649