Panasonic lanson kamerat 4K në maj

Xhirimet në formatin 4K të videove janë duke u bërë gjithnjë e më të kapshme dhe Panasonic është gati të fillojë duke ofruar një tjetër mundësi për përdoruesit e kamerave. Panasonic do të lansojë në maj modelin HX-A500, një kamerë që mund të vishet dhe e cila mund të xhirojë video në formatik 4K në…

Auto & Tek

25/03/2014 12:15

Xhirimet në formatin 4K të videove janë duke u bërë gjithnjë e më të kapshme dhe Panasonic është gati të fillojë duke ofruar një tjetër mundësi për përdoruesit e kamerave.

Panasonic do të lansojë në maj modelin HX-A500, një kamerë që mund të vishet dhe e cila mund të xhirojë video në formatik 4K në 25 korniza për sekondë – një paisje që Panasonic thotë se është modeli i parë që i përmbushë të gjitha.

Edhe pse GoPro ofron gjithashtu një kamerë me 4K, ajo mund të regjistrojë vetëm 15 korniza për sekondë, gjë që nuk është majftueshëm shpejtë për të kapur një objekt prej së afërmi.

HX-A500 nuk është mjaft kompakt si GoPro: ajo ka një trup të veçantë dhe kamera me trupin lidhen së bashku me kabllo.

Në trup janë disa kontrolle të kamerës dhe një ekran 1.5 inç për shfaqjen e videos.

Video gjithashtu mund të transmetohet përmes Wi-Fi ose prej NFC në aplikacionin e Panasonic për fotografi në iOS dhe Android, ku mund të editohet dhe të transmetohet videoja drejtpërdrejtë në Usream.

Panasonic gjithashtu thotë se e tërë kamera është e papërshkrueshme nga pluhuri dhe uji, e mjaftueshme për të xhiruar një video me gati deri në 10 metra nën ujë për 30 minuta.

Panasonic nuk ka thënë saktësisht se ku kamera do të jetë në dispozicion në muajin maj, por thotë se do të ketë një çmim prej 379,99$