Panair turizmi në Prishtinë

Pas Shkupit e Tiranës, sot edhe në Prishtinë është hapur panairin Ndërkombëtar i Turizmit "Vas Travel Fair 2015”, ku po marrin pjesë njëzet e pesë kompani të ndryshme të turizmit. Aty u tha se turizmi ndikon në zhvillim ekonomik dhe në përmirësimin e imazhit të vendit.

Lajme

25/04/2015 15:09

Në hapjen e këtij panairi, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami ka deklaruar se evenimentet e tilla kanë ndikim në zhvillimin e turizmit dhe në zhvillimin ekonomik në përgjithësi.

Ajo shtoi se turizmi është një sektor i rëndësishëm në Kosovë, jo vetëm pse krijon vende pune në mënyrë shumë të shpejtë por është një mundësi gjithashtu për përmirësimin e imazhit të shtetit tonë të ri, i cili është tepër më i mirë së ai që paraqitet në mediat ndërkombëtare.

Safet Gergjaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se turizmi ndërton ura por sot këto ura kanë një rëndësi shumë më të madhe se sa ajo ekonomike.

Kurse, përfaqësuesi i Vas Grup, Islam Qinaku, ka thënë se ky është fillimi i organizimit të panaireve të tilla.