PAN propozon javën e ardhshme vazhdimin e seancës, kundërshtohet nga LAA

Ka vazhduar me përplasje debati në mes partive politike për ta gjetur një datë të mundshme për vazhdimin e seancës konstituive që mbeti në gjysmë dhe nuk u votuan kryetari i Kuvendit bashkë me nënkryetarët.

Lajme

09/08/2017 11:09

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në emër te PAN ka propozuar që të mërkurën e ardhshme të ketë edhe një takim konsultativ dhe seanca të caktohet të enjten ose të premten me rend dite zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, raporton lajmi.net.

Ndërsa Avdullah Hoti nga LDK-ja ka ftuar që PAN-i të marr pjese nesër në seancë dhe ta paraqes kandidatin e saj.

Sipas Hotit  nëse PAN nuk merr pjesë kryesuesi duhet që ta thërras një takim konsultativ me partitë politike.

Deri më tani nuk është gjetur ndonjë zgjidhje për tejkalimin e krizës./Lajmi.net/