PAN-i kërkon edhe të paktën dhjetë ditë kohë

Përfaqësuesi i koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), Enver Hoxhaj ka thënë se këtij koalicioni i duhet edhe pak kohë për të siguruar votat për konstituimin e institucioneve, shkruan lajmi.net

Lajme

24/08/2017 10:25

“Në këto javët e fundit por edhe sot nuk e kemi pasur shumicën që të zgjedhim kryetarin e Kuvendit… unë po flas se çka është e drejtë dhe çka është e mundshme… është parë se askush nuk e ka shumicën… Neve na duhet më shumë, na duhet kohë për koordinim, por jemi shumë të vendosur që Kuvendi të konstituohet. Por konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve”, është shprehur Hoxhaj, duke thënë se kjo nuk është përgjegjësi vetëm e koalicionit PAN, por  të gjithë deputetëve.

Ai ka thënë se iu duhet edhe pak kohë me qëllim që kur të konstituohet Kuvendi, pastaj të formohet Qeveria dhe të kryej punë e rëndësishme.

“Neve na duhet një afat kohor më pak sesa dy javë dhe më shumë sesa dhjetë ditë”, ka thënë Hoxhaj. /lajmi.net/