Pamjet tronditëse: Adoleshenti futet në ujë, këto krijesa i hanë mishin (Foto/Video+18)

Një adoleshent përfundoi në spital pasi disa krijesa i hëngrën mishin e këmbëve.

Fun

07/08/2017 15:50

Britaniku Sam Kanizay, 16 vjeç, ishte zhytur në ujë në Australi pas një ndeshje futbolli.

Por krijesat e vogla e sulmuan duke e gjakosur.

Mjekët nuk e shpjegonin dot se kush e kishte masakruar adoleshentin.

Babai Jarrod, i armatosur me një rrjetë peshkimi kapi qindra nga këto krijesa.

Ai ka postuar online një video të tmerrshme, që tregon se si këto krijesa e konsumojnë mishin e gjallë.

“Askush nuk e di se çfarë janë këto krijesa. Kanë telefonuar disa njerëz dhe askush nuk jep përgjigje”, tha babai.

Megjithatë një profesor mendon se bëhet fjalë për morrat e detit. /Lajmi.net/