Pamjet shokuese të epidemisë së drogës (Foto)

Këto pamje shokuese tregojnë një çift që ka humbur ndjenjat pasi kanë marrë një drogë shumë të fortë.

Fun

14/08/2017 14:11

Këto foto vijnë në një kohë kur SHBA është përfshirë nga një epidemi e drogave të forta, të njohura edhe si opioidët.

Fotot janë bërë në Ohajo, një shtet që ka njohur rritje të ndjeshme të përdorimit të drogave sintetike- 50 herë më të forta se heroina dhe 10 mijë herë më të fuqishme se morfina.

Këto drogëra prodhohen në laboratorë kinezë ose meksikanë dhe kanë përmbytur tregun.

Përgjegjësi i morgut, Kent Harshbarger thotë se ata janë të mbushur plot me viktima të drogave.

Presidenti Donald Trump e ka cilësuar këtë një emergjencë kombëtare. /Lajmi.net/