Pamjet e rënda nga shpërthimi në Tiranë

Një shpërthim i fuqishëm në një dyqan me celularë pranë Drejtorisë së higjienës në Tiranë, ka lënë të plagosur një djalë të ri,

Lajme

12/03/2018 12:04

Ai ka hapur dyqanin, kur është përballur me shpërthimin e fuqishëm. Policia tha se nuk bëhet fjalë për lëndë eksplozive tritol, por pritet të sqarohet se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim të fuqishëm. Djalit i kanë ardhur në ndihmë shumë qytetarë, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës.

I plagosuri është transportuar për në Spitalin e Traumës ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. Këto janë edhe disa foto nga vendngjarja.

Ku shihet se si djali, i cili është 26 vjeç, është lënduar nga shpërthimi, kryesisht në këmbën e tij të djathtë dhe në fytyrë.