Pamjet e para të iPhone 5se (FOTO)

Dy fotografi të reja pretendojnë se tregojnë modelin e ardhshëm iPhone 5se – dhe pamja e tij duket e njohur.

Auto & Tek

27/02/2016 18:43

Celulari i ri, më i vogël, pritet të duket pothuajse identik me iPhone 5 dhe 5s, nëse këto pamje janë për t’u besuar.

Ka pak ndryshime nga jashtë, por forma dhe pamja e përgjithshme e tij është e ngjashme me modelet e lartcekura, transmeton Gazeta Express.

Apple pritet që ta prezantojë celularin e ri në një ngjarje më 15 mars. /Gazeta Express