Pamjet e para nga stadiumi “Ta’ Qali”, më shumë shikues nga Kosova

Edhe gjysmë ore na ndajnë nga fillimi i ndeshjes Maltë – Kosovë.

Sport

17/11/2018 17:33

Dardanët janë në kërkim të fitores e cila do të jepte qetësi për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.

Edhe pse larg vendit, në Valleta, “Dardanët” nuk e kanë lënë të vetme përfaqësuesen tonë.

Në stadium, pak minuta para fillimit të takimit, tribunat janë të mbushura më shumë nga tifozët kosovarë.

Ndeshja fillon në ora 18:00. Lojtarët tanë janë më të motivuar se kurrë dhe shumë afër historisë. /Lajmi.net/