Pamje tmerruese, sulm i tmerrshëm me sopatë ndaj një personi që ishte brenda makinës (Foto/Video)

Një pamje tmerruese shihet në këtë klip, kur disa persona të maskuar sulmojnë një person me sopatë dhe me grushte që ishte brenda makinës.

Fun

03/08/2017 14:20

Në fillim shihet vetëm një person duke e sulmuar fizikisht personin brenda makinës, por kur të tjerët e shohin që ai po reziston, aty vijë edhe disa të tjerë për t’a ndihmuar shokun e tyre me maskë, transmeton lajmi.net.

Njëri prej tyre ishte me sopatë dhe fillon që t’a godasë personin që ishte brenda makinës në mënyrë të tmerrshme.

Viktima shihet duke u përpjekur të mbrohet, duke hedhur grushta në drejtim të tyre.

Është e paqartë se si filloi grindja apo nëse njeriu në makinë u plagos rëndë. Kjo ngjarje e rëndë u filmua në Londër. /Lajmi.net/