Pamje të tmerrshme nga aksidenti tragjik ku humben jetën tre persona

Tre të vdekur nga aksidenti tragjik në Prizren.

Lajme

23/02/2019 14:25

Rreth orës 11:45 minuta të ditës së shtunë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në mes të një kamioni dhe një veturë të llojit ” Golf” në rrugën Prizren- Zhur, në dalje të tunelit të Autostradës, dhe se kanë humbur jetën tre persona të cilët ndodheshin në veturë.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, i cili tha se vdekjen e viktimave e kanë konstatuar mjekët e repartit të Urgjencës në Prizren, duke mos dhënë hollësi të tjera rreth këtij rasti me fatalitet.

Dyshohet, se viktimat janë tre të rinj nga fshati Zhur. /Lajmi.net/