Pamje të rralla të Divizionit “SS Skanderbeg” në Kosovë (Foto)

Studiuesi Armand Plaka, sjell pamje të rralla të divizionit të Kosovës të njohur si “SS Skanderbeg”. Fotografitë janë marrë nga faqja e internetit e Arkivave Kombëtare të SHBA-ve dhe nga Administrata Dokumentare (NARA).

Lajme

22/07/2017 20:01

Ato janë bërë nga fotografi gjerman i luftës, Georg Westermann, i cili shoqëroi divizionet e ndryshme “Waffen-SS” në Ballkan.

“Diçitura ka këtë përmbajtje: Në qendër të Prizrenit mbi urën e Bistricës, komandanti SS August Schmidhuber, fton komandantin e Armatës së Dytë, Gjeneralin e Trupave Malore, Boehme, për të inspektuar Gardën e Nderit. Në sfond shihet edhe Xhamia e famshme e Sinan Pashës, si dhe Kisha Ortodokse e Shën Gjergjit (thellë nga e djathta).

Ndryshe nga fotot e tjera të koleksionit të Westermann, të sjella nëpërmjet Robert Elsiet, ajo paraqet një moment më të plotë, me një pamje e skenë më të hapur në qytet, ku fare qartë dallohen dhe banorët dhe dyqanet me emra shqiptarësh. Kjo e shton edhe më shumë dyshimin se ato nuk janë pjesë e koleksionit “Westermann”.

Pjesë të këtij koleksioni dhe përtej tij, duket se janë edhe dy prurje të tjera që lidhen me Divizionin SS-Skanderbeg, të cilat edhe pse mund të komentohen në mënyra të ndryshme, padyshim se pasurojnë edhe më shumë fondin tonë të fotografive me vlera e sfond historik”, ka shkruar Plaka.

sst1 sst2 sst3