PAMJE TË RËNDA/ Luani sulmon njeriun dhe e tërheq zvarrë, ja çfarë ndodhi pastaj (Video)

Lajmi ka shkuar viral në mediat sociale tash e një kohë duke u përsëritur si paralajmërim për rrezikshmërinë nga kafshët e egra.

Fun

18/09/2018 16:41

Njeriu kishte hyrë në kopshtin zoologjik tek një luan “i butë”, i cili realisht nuk kishte dalur të jetë i tillë, transmeton lajmi.net

Ai po qëndronte vetëm disa metra larg luanit i cili vrapon drejt njeriut e kafshon në kokë e qafë dhe e tërheq zvarrë.

Siç duket, nga bërtimat e të pranishmëve luani frikësohet dhe e lëshon njeriun i cili posa lëviz këmbën luani përsëri e sulmon, siç bën me të gjitha pretë.

Pasi disa të shtënave me armë në ajër, luani u frikësua dhe u largua, burrin e dërguan me urgjencë në spital dhe fatmirësisht iu shpëtoi plagëve të marra nga sulmi i luanit./Lajmi.net/ 

YouTube player