Pamje të reja të Windows 10 (Foto)

Windows 10 pritet të debutojë gjatë këtij muaji, dhe Microsoft është duke përgatitur ndërtimin final të tij përpara se ky sistem i ri operativ të jetë në dispozicion për përdoruesit.

Auto & Tek

06/07/2015 13:45

Vetëm pak javë para lansimit, tani është shfaqur në internet edhe një fotografi e versionit ‘build’ të Windows 10, që shfaqë pothuajse kompletimin e ndërtimit të këtij sistemi të ri.

Pamjet, të cilat u postuan nga Wzor, që është burim i afërt me Microsoft, shfaqin hapat fillestar të procesit të instalimit, desktopin, menynë e startit, dyqanin, kalendarin, motin, aplikacionin e Twitter dhe Money, Përditësimet dhe Sigurinë, dritaren hyrëse në Windows dhe mbylljen e kranit, si dhe pjesë të tjera të rëndësishme të Windows 10, transmeton Lajmi.net.

Windows-10-build-10163-Start-menu-leaked-screenshots-e1436176313662

Windows 10 build 10163 sjellë edhe imazhin e ri të Microsoft me logon e Windows. Që nga lëshimi i këtyre pamjeve online, nuk ka pasur ndonjë fjalë nga Microsoft që sugjeron se ne mund të shohim sistemin e ri operativ të lansohet më herët.

Kjo ndoshta se, kompania mund t’i befasojë përdoruesit.