Pamje të reja, sulmuesi shtien me revole afër qendrës tregtare (Video)

Burri me flokë të zeza dhe me një fanellë të zezë, lëviz lirshëm dhe me pas merr në shënjë duke shtënë në një drejtim të caktuar.

Lajme

22/07/2016 20:59

Një video e re është shpërndarë në mediat gjermane dhe ato angleze nga sulmet në Munih. Një person, i veshur me të zeza, shkrep 20 fishekë, transmeton lajmi.net.

Ai shihet jashtë McDonald’s-it, në pjesën e jashtme të qendrës tregtare.

Burri me flokë të zeza dhe me një fanellë të zezë, lëviz lirshëm dhe me pas merr në shënjë duke shtënë në një drejtim të caktuar.

Deri me tash është raportuar për 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga sulmi që policia gjermane e ka vlerësuar si sulm terrorist. /Lajmi.net/